(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 14 shtator 1935, në Durrës. U internua «për çështje politike» nga Korça në Kampin e Tepelenës, prej 1 qershorit të vitit 1949 deri më 1 tetor 1953. Më pas u dëbua në Sallmone të Sukthit. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 526-527.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]