GORO Pila
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Himarë të Vlorës, më 2 dhjetor të vitit 1920. Më 8 maj 1946, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor për pjesëmarrje në «organizatën tradhëtare të Sillogut» dhe e dënoi me 30 vjet burg, humbjen e të drejtave qytetare baraz me kohën e ndëshkimit, konfiskmin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 329; AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 316.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]