Goses
(hebraisht)
Person në agoni. Personi që është para vdekjes nuk duhet lënë vetëm. Qëndrimi në shoqëri të personit që është para vdekjes është shpërblim i madh. Personin që është para vdekjes nuk duhet lënë vetëm ashtu që ai të mendojë për vdekjen. Është zakon që në momentin e vdekjes, djali, ose dikush nga anëtarët e familjes, me kujdes t’ia mbyllë sytë dhe gojën të ndjerit. Me vdekjen e personit, trupi lëshohet në tokë dhe mbulohet me çarçaf, kurse në afërsi të kokës ndizet një qiri.
[cite]