GOTIK
(Term nga fusha e artit)

Përkufizimi:
Që është bërë a ndërtuar sipas një stili të përhapur në mesjetën e vonë në Evropën Perëndimore, për të cilin ishin karakteristike harqet jo të rrumbullakëta, por të thyera me një kënd në mes, kubetë e larta që mbaronin nga jashtë me maja të gjata, të mprehta e të gdhendura, dritaret e mëdha me xhama shumëngjyrësh dhe zbukurimet e imëta e të ndërlikuara, të gdhendura sidomos në gur; që i përket këtij stili ndërtimi e zbukurimi.

Portali — Arti

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "GOTIK," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/gotik.