(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1904. U arrestua më 1948, me akuzën se nuk kishte paguar detyrimet si kulak, por sipas vendimit doli se i kishte shlyer ato. Me sa duket, arsyeja e vërtetë e përndjekjes ishte i vëllai i pushkatuar, Shefqet Grëmi [shih]. Vdiq në hetuesi të Vlorës, më 23 janar 1950. Më 6 janar 1994, Gjykata e Fierit vendosi njohjen e faktit të vdekjes së tij nga keqtrajtimi. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 772-774.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]