(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1927, në fshatin Stiar të Delvinës. U arrestua më 14 janar 1950. Më 7 qershor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «dezertim nga radhët e Ushtrisë» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie dhe punë të detyruar. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, më 4 dhjetor 1950. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 657-658.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]