GRESHICA (bërhamaj) Besim

GRESHICA (bërhamaj) Besim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1917, në Stamboll. U dënua tri herë. Më 29 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit, e dënoi «si armik të popullit» me 5 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Më 25 nëntor 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, e dënoi për «pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit dhe agjitacion e propagandë» me 12 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U arrestua sërish më 1962, dhe më 22 qershor të po atij viti, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor «për agjitacion e propagandë kundër pushtetit» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, Fl. 705-706.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]