(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1970, në fshatin Çerkez të Tiranës. Më 4 shkurt 1989, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit të mbetur në fazën e përgatitjes», dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 73-74.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]