GULINA (smirnova) Zoja

GULINA (smirnova) Zoja
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 19 gusht të vitit 1935, në Arhangelsk të ish-Bashkimit Sovjetik. U arrestua më 14 maj të vitit 1975, dhe më 17 prill 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtore «për krimin e tradhëtisë ndaj Atdheut në formën e spiunazhit» dhe «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U fal me dekret nr. 7015, datë 6 janar 1986, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dhe u lirua më 13 janar të po atij viti. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 90-91.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]