GURASHI Rrok Padër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër më26.11.1918. Kreu kolegjin franceskan në Shkodër, mandej studimet e larta për filozafi e teologji në Austri. Shërben si famullitar në disa krahina të Shqipërisë së Veriut. Mbledhës i folklorit. Arrestohet nga regjimi komunist në vitin 1946 i akuzuar për pjesëmarrje në kryengritjen e Postribës dhe lirohet në vitin 1948. Arrestohet sërish në vitin 1956 dhe dënohet nga gjykata ushtarake me vdekje me akuzën për tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë. Dënimi i kthehet me burgim të përjetshëm. Vdes në burgun e Burrelit në vitin 1965 P.Pepa, Lavdia dhe tragjedia e Klerit, 2007

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]