GURI Qeram
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dibër të Madhe, në vitin 1906. Më 27 nëntor 1951, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «përgatitje atentati» dhe «dhënie informatash kundër pushtetit», dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë (dënim i kombinuar). aiskk , F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 183-184.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]