(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 25 korrik të vitit 1914, në qytetin e Korçës. Më 10 qershor 1949, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor «për faje kundër popullit e shtetit, dëmtim me vepra të fuqisë ushtarake, nxitjen e një shteti të huaj për luftë kundër vendit dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, si dhe me humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë. U lirua më 9 tetor 1963. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 3-4.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]