HABERI Dom Gjergj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik Katolik. Lindi më 1874, në Kallmet, Lezhë. Shkollimin e mesëm e mori në Shkodër, të lartin në Itali. Shërbeu në Kallmet e Zadrimë, por pjesën më të madhe të jetës fetare shërbeu në famullinë e Grykës së Manatisë, Lezhë. U arrestua më 31 gusht 1948. Më 2 gusht 1949, me vendim nr. 132, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «pjesëmarrje në organizatë politike kundër shtetit dhe agjitacion e propagandë» me 7 vjet burg, konfiskim pasurie dhe punë të detyruar. Gjithë pasurinë ia shitën zyrtarët në pazarin e Lezhës. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 653-654; Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Vol. 1 (Tiranë: Sh.B 55, 2007), 144-46.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]