HABILI Begzane
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1906, në Kavajë. Është internuar për motive politike. Më 29 korrik 1992, me vendim nr. 14, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit dhe dëbimit nga Kavaja në Tepelenë prej 25 majit 1951 deri më 20 maj 1954 dhe prej 20 majit 1966 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 303-304

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]