HABILI Hamid Ramazan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në Kavajë. Më 11 nëntor 1993, me vendim nr. 517, Gjykata Kavajë vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq nga forcat e ndjekjes për motive politike, më 31 gusht 1946. Është vrarë nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit pranë Vilë-Bashtovës, Kavajë, për shkak se ai ishte pjesë e grupit të rezistencës që drejtohej nga i ati, Ramazan Habili. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 280-282

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]