HABILI Ragip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1930, në Gosë, Kavajë. Gjykuar nga Gjykata Ushtarake për akuzën e qëndrimit në arrati dhe mbahet i burgosur për 9 javë, në moshën 14 vjeç. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Kavaja në Kusje, deri më 30 shtator 1991. Vdiq më 1979, në spitalin e Durrësit. Sipas familjarëve, ka dyshime që është helmuar nga Sigurimi i Shtetit. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 207

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]