HADËRI Murat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1903, në Vergo, Delvinë. U arrestua më 19 mars 1945. Më 5 gusht, me vendim nr. 84, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «kriminel lufte dhe armik i popullit», me 10 vjet burg, 5 vjet punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Më 22 dhjetor 1949 u dënua për «pjesëmarrje në një grup klandestin anti-pushtet, si dhe ka qenë kryetar dhe organizator i të gjithë veprave që ka kryer ky grup», me vdekje, pushkatim, humbjen e të drejtave civile për të gjithë jetën, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 799

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]