HADËRI Remzi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në Palavli, Delvinë. Është internuar për motive politike, prej 31 dhjetorit 1956 deri më 31 dhjetor 1986. Më 1947 i është pushkatuar vëllai, Namik Hadëri [shih]. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 159-160

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]