HADO Saim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi 1920, në Delvinë. Më 21 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Delvinës e dënoi si «armik i popullit», me 2 vjet burg dhe punë të detyruar, se «ka mashtruar me demagogjinë e tij popullin kundër Frontit Nacionalçlirimtar dhe pro Ballit Kombëtar», se «në kohën e okupacionit gjermano-ballist ka qenë intendent i një batalioni gjermano-ballist në Sarandë”. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 243-244

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]