(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1924, në Skrapar. Më 2 gusht 1946, me vendim nr. 320, Gjykata Ushtarake Berat e dënoi për «krimin se ka marrë pjesë në organizatën tradhëtare të B. Kombëtar, ka marrë pjesë në luftën kundër partizanëve», me 2 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. Me vendim nr. 28, më 3 gusht 1978, Gjykata Skrapar e dënoi për «agjitacion e propagandë», me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 295-296
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]