(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1894, në Pukë. Më 12 korrik 1946, me vendim nr. 58, Komiteti Ekzekutiv i K.P. i Nën-prefekturës së Pukës, urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, të sabotatorit të pushtetit dhe të arratisurit brenda shtetit», Mark Hajdarit. Më 25 qershor 1952, me vendim nr. 113, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi “se ka strehuar dhe furnizuar të arratisurit”, me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 551-552; Gazeta Zyrtare, 5 gusht 1946, f. 1
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]