(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1903, në Guras, Elbasan. Më 30 maj 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vuajtjes së dënimit me burg, për motive politike, prej 17 tetor 1947 deri më 23 shtator 1948. Ka vdekur në burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 591-592
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]