HAKA Shaban
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1912, në Bërxull, Tiranë. U arrestua më 11 gusht 1951. Më 23 maj 1952, me vendim nr. 227, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, e dënoi «për pjesëmarrje në një grup të organizuar me qëllim kundërrevolucionar », me 20 vjet burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile për 5 vjet dhe konfiskimin e plotë të pasurisë së tundshme e të patundshme. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 410

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]