(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1924, në Berat. Arrestuar më 22 janar 1945 nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, si kriminel lufte. Më 1 nëntor 1945, me vendim nr. 280, Komisioni Hetimor i Krimeve të Luftës e dënoi për «sabotim lufte të popullit duke qenë komandant i rinisë së ballit» me 2 vjet burg me kusht dhe lirohet menjëherë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 590; AMB, F: Divizioni i Mbrojtjes Popullit, D. 15
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]