HALILAJ Dhurata
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1956, në Beçisht, Tepelenë. Është dëbuar për motive politike. Më 23 korrik 1993, me vendim nr. 25, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Memaliaj në Beçisht prej vitit 1966 deri më vitin 1979. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, FL. 907

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]