HALILI Remzi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Gjat, Gjirokastër. Më 14 shtator 1945, me vendim nr. 164, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi “si kriminel lufte dhe armik i popullit”, me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe civile për 5 vjet. Dënimi iu ul në 10 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 500-501

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]