(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1895, në Përrenjas. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Përrenjasi në Fier, prej 5 majit 1951 deri më 16 qershor 1966, për motive politike. Vdiq në internim, më 1966. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 458-459; Liria, 11 maj 1994; Liria, 13 prill 1994
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]