(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1938, në Dukat, Vlorë. Është internuar për motive politike. Më 8 prill 1993, me vendim nr. 22, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Vlora në Tiranë, Tepelenë, Lushnje prej 4 majit 1949 deri në 20 tetor 1956, me prindërit. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 618-619
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]