(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1938, në Dukat,Vlorë. Më 12 korrik 1958, me vendim nr. 61, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «tentativë arratisjeje» me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Më 21 janar 1960, me vendim nr. 3, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit në Jugosllavi», me 12 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Me bashkim dënimesh, 22 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 528-529
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]