HARAPI At Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Prift jezuit. Lindi më 1890, në Shirokë, Shkodër. Vëllai i Patër Anton Harapit [shih]. Studioi teologji dhe filozofi, në Shkodër dhe Innsbruck, Tirol. Shërbeu 7 vjet meshtar në dioqezën e Pultit. Punoi si profesor i gjuhës shqipe në Seminarin Papnor dhe Kolegjin Saverian. Shërbeu si pjesëtar i Misionit Shëtitës në Rrëshen, Bishkash, Shna Premde, Delbnisht, Zhejë, Mamurras, etj. Përshtati në shqipen moderne “Çetën e Profetëve”, botoi artikuj te “Lajmëtari i zemrës së Krishtit”, u mor me përkthime. U mor me studime botanike dhe kishte një koleksion botanik të pasur për florën shqiptare. U arrestua më 1948, u dënua me 20 vjet burg. Pas daljes nga burgu (10 vjet), u internua 5 vjet. Punoi në fidanishten e luleve të Ndërmarrjes Komunale të Shkodrës. Vdiq më 1974. Disa nga pjesëmarrësit në varrimin e tij u arrestuan për këtë shkak. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Vol. 1 (Tiranë: Sh.B 55, 2007), 7-12; At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, vëll. 1, (Shkodër: Hylli i Dritës, 1995), 203, 2017, 2017.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]