HARDOLLI Abdyl
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Krajë, Shkodër. Me vendim nr. 1182, më 13 mars 1993, Gjykata e Shkodrës vërtetoi njohjen e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për motive politike nga forcat e Sigurimit, më 10 tetor 1946. Më 27 korrik 1946, me vendim nr. 161, Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës së Shkodrës, vendosi «sekuestrimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme të kriminelit të luftës të arratisurit», Abdyl Hordolli nga Kirasi. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 543-544; Gazeta Zyrtare, 17 shtator 1946, f. 6

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]