HARDOLLI Xhelal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Krajë, Shkodër. Më 27 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi për «pjesëmarrje në agjenturën Anglo-Amerikane» dhe për «lidhje me Organizatën Klandestine të Shkodrës», me vdekje, heqjen e të drejtave civile e politike përgjithmonë dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 27 korrik 1946, me vendim nr.161, Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës së Shkodrës, vendosi «sekuestrimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, të kriminelit të luftës, të arratisurit», Xhelal Hordolli, nga Kiras. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 464-465; Gazeta Zyrtare, 17 shtator 1946, f. 6

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]