HARJETI Petrit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1939, në Tepelenë. Më 12 prill 1968, me vendim nr. 13, Gjykata e Tiranës e dënoi për «kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit e fyerje botërisht» me 6 vjet burg. Më 25 mars 1978, me vendim nr. 31, Gjykata e Lushnjës e dënoi me 9 vjet burg. Më 8 dhjetor 1978, me vendim nr. 51, Gjykata e Tiranës e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» me 8 vjet burg, në bashkim dënimesh me 16 vjet, 2 muaj e 4 ditë burg. Më 18 maj 1979, me vendim nr. 4, Gjykata e Lartë e e dënoi për «pjesëmarrje në një organizatë kundërrevolucionare ʺrevizionisteʺ për të kryer krime kundër shtetit» me 17 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 715

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]