HARUNAJ Gramoz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1961, në Belishovë, Mallakastër. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Vlora në Belishovë, Fier, prej ditëlindjes deri më 30 shtator 1991, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 406-407

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]