HARUNI Seit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1919, në Vlorë. U arrestua më 16 maj 1947 dhe më 17 shkurt 1948, me vendim nr. 76, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «agjitacion e propagandë», me 5 vjet burg dhe me konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Më 19 korrik 1948, me vendim nr. 401, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Tiranës urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasurisë të tundshme dhe të patundshme të “kriminelit të luftës dhe armikut të popullit” Seit Haruni nga Vlora». AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 262; Gazeta Zyrtare, 3 gusht 1948, f. 2

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]