(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1875, në Peqin. Më 8 shtator 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit vdekjes në hetuesi për motive politike, më 13 nëntor 1946, në Elbasan. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 372-373; Liria, 13 prill 1994
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]