HASANBELLIU Agron
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 4 janar të vitit 1974, në Perlat. Lindi në vendin e dëbimit. Më 29 maj 1992, me vendim nr. 12, Komisioni i ngritur për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit të familjes së tij nga Durrës në Perlat (Dr), prej 1967 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 175-176

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]