HASANBELLIU Sahushe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1913, në Lushnjë. Është internuar për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i ngritur për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga fshati Imshtë, Lushnje në Savër, Lushnjë, prej 17 prillit 1945 deri më 25 mars 1949. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 273-274

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]