HASANBELLIU Xhafer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Është dëbuar për motive politike. Më 29 maj 1992, me vendim nr. 12, Komisioni i ngritur për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit të tij dhe familjes së tij nga Durrësi në Perlat (Dr), prej 1967 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 175-176

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]