(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1936, në Velçë, Vlorë. Më 9 qershor 1969, me vendim nr. 18, Gjykata Elbasan e dënoi për “tentativë arratisje”, me 12 vjet burg, konfiskim pasurie, humbjen e të drejtës politike për 2 vjet, heqjen e dekoratave 10 Vjetori, Ylli i Kuq, 15 vjetori i Ushtrisë, heqjen e nënpunësisë dhe heqjen nga evidenca si oficer. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 141-142
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]