HASANI Hasan Kadri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Shkaj, Kukës. Më 11 nëntor 1946, me vendim nr. 614, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi si «armik i popullit, ka pas lidhje me kriminel të arratisur», me 2 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 13, Fl. 103-104

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]