HASANI Hysen Mustafa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1886, në Pistë, Pukë. Më 14 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi se «ka bashkëpunuar dhe ka strehuar të arratisurit, është korrier i tyre», me 10 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme, dhe heqjen e të drejtave qytetare e politike baras me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 158-159

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]