HASANI Mustafa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Pistë, Kukës. Është internuar për motive politike. Më 27 tetor 1992, me vendim nr. 17, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Kukësi në Tepelenë, prej 9 qershor 1952 deri më 9 qershor 1954, dhe prej 1965 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 170, 271-272

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]