HASANKOLLI Enver
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1942, në Floq, Korçë. Është dëbuar për motive politike. Më 27 tetor 1992, me vendim nr. 17, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Korça në Shtyllas (Fier), prej 10 korrik 1958 deri më 30 shtator 1990. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 13, Fl. 174-175

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]