(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1904, në Mashkullorë, Gjirokastër. Më 27 maj 1947, me vendim nr. 70, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi si “kriminel lufte dhe armik i popullit”, me 3 vjet punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe civile për aq kohë. Më 9 dhjetor 1950, me vendim nr. 250, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi si “anëtar i një komiteti të organizuar kundër pushtetit popullor dhe bashkëpunim me diversantët”, me 20 vjet burg, punë të detyruar dhe konfikim pasurie. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 486-487
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "HASKA Dino" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/haska-dino