(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1902, në Elbasan. Shkollën e mesme e filloi në Leçe (Itali) dhe i përfundoi në Isburg (Austri). U diplomua në shkencat politike në Vjenë dhe Berlin, njëkohësisht bashkëpunonte me revistat “Kopështi letrar” (Elbasan) dhe “Djalëria” (Vjenë). Pas studimeve (1928) punoi në administratën vendore (në disa qytete) dhe atë qëndrore, drejtor në Ministrinë e Brendshme. Më 1941, u emërua anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Në vitet 30 botoi një numër tragjedish: “Akili”, “Aleksandri”, “Ulisi” (1931), “Pirrua” (1934), “Skënderbeu” 1935), “Diomedi” (1936), “Abeli” 1939; botoi poezi: “Lyra”, 1939), dhe përkthime: “Bukolikët” e Virgjilit, 1923. Më 29 dhjetor 1947, me vendim nr. 531, Gjykata e Lartë e dënoi për “krime kundër shtetit” me vdekje dhe konfiskim pasurie. Më vonë dënimi iu bë në 25 vjet burg. Vdiq në burg më 16 mars 1965. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 2-3; Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 894-95.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit