(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1902, në Shkodër. Më 24 gusht 1946, Gjykata e Lartë e dënoi si «armik i popullit» dhe «sabotator i pushtetit», me 20 vjet burg, humbjen e të drejtës qytetare e politike baras me kohën e dënimit dhe degradimin e shkarkimin nga përgjegjësia. Më 5 nëntor 1960, Gjykata e Shkodrës e dënoi për agjitacion e propagandë, me 6 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 448-449
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]