HAXHIU Idriz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1886, në Margëlliç, Çamëri. Sipas vendimit nr. 64. të vitit 1947, më 27 maj 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike të Idriz Haxhiut, prej 23 janar 1945, deri më 10 prill 1949. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 302-303

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]