HAXHIU Qazim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1919, në Mullet. Është dënuar për motive politike. Më 14 nëntor 1992, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit të vuajtur, ka vendosur vërtetimin e faktit të vrasjes pa gjyq, më 3 mars 1948. Më 27 prill 1946, me vendim nr. 9, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor i Nënprefekturës së Petrelës urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasunrisë së tundshme dhe të patundshme të të arratisurit Qazim Haxhiu nga katundi Mulletit, Petrelë». AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 614; Gazeta Zyrtare, 23 maj 1946, f. 4

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]