HAXHO Sejfulla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Starje, Kolonjë. Më 1 mars 1946, me vendim nr. 24, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi “se ka qenë në shërbim të degës së xhandarmërisë dhe si i tillë i ka dhënë infromata kunatit të tij” Isuf Baruti, me 5 vjet burg, konfiskim pasurie dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 219-220

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]